Tailorsan Albania

SEKTORËT

Turizëm dhe outdoor

Ne jemi gjithmonë në kontakt me qindra kompani që kontribuojnë çdo ditë për ta shndërruar Shqipërinë në një parajsë për miliona turistë që vizitojnë vëndin çdo vit.

Nga plazhet me diell deri te malet e thepisur, duke shijuar borën në lartësi të mëdha ose duke zbuluar parqet natyrore të mrekullueshme që bulojnë vëndin tonë nga veriu në jug me një nga varietetet më të mëdha të habitateve dhe specieve lokale.

Ne garantojmë tualete të dezinfektuara në mënyrë profesionale dhe garantojmë gjithmonë dorëzim, pastrim dhe grumbullim edhe në vendet më të izoluara.

Tailorsan: tualete portative me qira për zona turistike.

Një zonë e pajisur më së miri me shërbime të higjenes i mundëson biznesit tuaj t’u ofrojë klientëve një mjedis mikpritës dhe të besueshëm, duke përmirësuar qëndrimin e tyre dhe duke mbrojtur natyrën dhe imazhin e zonës.

Marrja me qira e tualeteve portative Tailorsan rekomandohet veçanërisht për zona si plazhe publike dhe private, parqe natyror, zona kampingu etj.

Struktura solide e kabinave u lejon atyre t’i rezistojnë veprimit të motit të keq dhe mjediseve natyrore duke ruajtur një dizajn unik dhe të gjallë.

Tailorsan arrin kudo ku ka nevojë për një tualet portative, duke garantuar gjithmonë shërbimin e pastrimit për të mbajtur çdo tualet të freskët dhe të pastër ashtu siç është dorëzuar në fillim.

Falë ndërhyrjeve të rregullta dhe periodike të operatorëve të çertifikuar Tailorsan, është e mundur që ne të kontrollojmë gjendjen e kabinave dhe të ndërhyjmë për çdo mirëmbajtje në mënyrë që të ruajmë gjithmonë nivelin maksimal të sigurisë së produktit në aktivitetet e karakterizuara nga dhënie me qira për periudha të gjata kohore dhe në vënde të izoluara.

TUALETE PORTATIVE TË DEDIKUAR

Për turizëm dhe aktivitete të jashtme

Zgjidhja ideale për:

PREVENTIV ONLINE

Jeni të interesuar për tualetet tona?

Kontaktoni me ne tani!
1
Scan the code
Përshëndetje 👋
Jemi këtu për t'ju ndihmuar me çdo pyetje që mund të keni rreth shërbimeve tona. Mos hezitoni të na kontaktoni për më shumë informacion apo asistencë profesionale.